Shqipëria dhe Mali i Zi me një stacion hekurudhe


Shqipëria dhe Mali i Zi me një stacion hekurudhe

19:39 20/11/2017

Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një stacion hekurudhor të përbashkët. Pika doganore ndodhet në Tuz të Malit të Zi.

Aty janë vendosur përfaqësues të doganës së Shqiëprisë, policisë dhe hekurudhës të të dy vendeve.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, tha se ky stacion do t’i shërbejë sidomos bizneseve të cilët do të zgjidhin transportin e mallrave. Ai theksoi se ky model duhet të ndiqet nga të gjitha vende e Ballkanit.

Tv Klan






Të ngjashme