Shangai “pushtohet” nga engjëjt e Victoria’s Secret
“Victoria’s Secret Fashion Show 2017”
, spektakli më i pritur i vitit në botën e modelingut, këtë herë u mbajt në Shangai, i shoqëruar me shumë ngjyra dhe motive tradicionale vendase nga kultura kineze. Engjejt e Victoria-s, siç njihen ndryshe supermodelet që sfilojnë për markën e njohur entuziazmuan publikun kinez, duke paraqitur krijimet më të fundit nga Victoria’s Secret. Yjet e mbrëmjes ishin padyshim emrat më të njohur të pasarelës. Dy brazilianet Adriana Lima e Alessandra Ambrosio, rikthimi rrezatues i Candice Swanepoel, e cila mungoi vitin e kaluar pasi solli në jetën fëmijën e saj. Por nuk munguan as incidentet siç ishte ai i një modeleje kineze e cila u rrëzua në pasaralë, por gjithsesi u ringrit dhe vazhdoi paraqitjen e saj. Edicioni i 22-të i“Victoria’s Secret Fashion Show”
u shoqërua me polemika pas ndalimit nga ana e autoriteteve kineze të emrave të njohur si Katy Perry apo supermodeles Gigi Hadid, kjo e fundit e zëvendësuar denjësisht nga motra e saj, Bella. Tv Klan