Video/ Përfshihet nga flakët një shtëpi
Një shtëpi private është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë, në afërsi të shkollës së mesme “Oso Kuka” në Shkodër.
Në momentin e rënies së zjarrit, fatmirësisht në banesë nuk kishte njeri.
3 makina zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, të cilat u angazhuan për të fikur zjarrin.
Mësohet se banesa, e cila ishte lënë me qira ka pësuar dëme të shumta materiale. Paraprakisht, dyshohet se shkak për rënien e zjarrit të jetë bërë një pakujdesi e personave që jetonin në të.
/tvklan.al