Ujësjellësi në Roskovec, banorët: Nuk e besojmë


Ujësjellësi në Roskovec, banorët: Nuk e besojmë

14:12 25/11/2017

Banorët e Marinzës në Rroskovec prej vitesh janë furnizuar me ujë të ndotur. Kjo pasi në tubacionet e vjetëruara depërtojnë lëndë hidrokarkurbure. Bashkia ka nisur investimin për ujësjellësin e ri, por banorët kanë humbur shpresat që një ditë do të furnizohen me ujë të pijshëm. Të kërkosh një gotë ujë në këto anë është e rrezikshme.

Ngjyra dhe era e rëndë janë vetëm pjesa e dukshme e ndotjes së ujit në Jagodinë dhe Marinëz. Efektet e përdorimit të tij të përditshëm janë konfirmuar me analiza por edhe nga sëmundshmmëria e banorëve të zonës.

Uji ndotet pasi në tubacionet e vjetëruara depërtojnë lendë hidrokarbure. Pas shpërthimit të fontanës së gazit në vitin 2015 drejtoria e shëndetit publik e ndaloi kategorikisht përdorimin e këtij uji.

Bashkia e Rroskovecit sapo tenderoi një investim për ujësjellësin e ri në këtë zonë.

Të zhgënjyer nga trajtimi i dëmëve të shpërthimit 2 vjet më parë banorët nuk besojnë sa kohë që nuk e shohin ujin në shtëpitë e tyre. Ujësjellësi i ri pritet të sjellë ujë të pijshëm për rreth 1200 banorë të zonës. Investimi kap shifrën e 67 milionë lekëve dhe parashikon rrjet të ri shpërndarjeje. Uji do të sigurohet nga një pus i ndërtuar nga bashkia. Në 10 vitet e fundit janë tenderuar disa projekte për ujësjellës në këtë zonë por asnjë prej tyre nuk e ka zgjidhur problemin.

/abcnews.al






Të ngjashme