Egjipti hakmerret për masakrën e Sinait
Ushtria egjiptiane ka kryer një sërë bombardimesh në pozicionet e terroristëve, pas masakrës në xhaminë al-Rawda, ku mbetën të vrarë të paktën 235 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Ekipet mjekësore njoftuan se bilanci i viktimave mund të jetë të paktën 310.
Me urdhër të presidentit al-Sisi, forcat egjiptiane kanë nisur fushatën për eliminimin e të ashtuquajturëve luftëtarët takfiri, terroristët që mendohet se kanë përgjegjësinë për sulmin e të premtes.
Xhihadistët mbërritën në xhami me 4 automjete tip fuoristradë, duke rrethuar objektin e kultit në kohën kur besimtarët po kryenin faljen e së premtes. Pasi shpërthyen bombat ata hynë brenda duke qëlluar mbi çdokënd që përpiqej t’i largohej tmerrit.
Xhamia frekuentohej nga myslimanët sufi, një kult brenda islamit, të cilit ISIS i ka shpallur luftë pasi i konsideron si heretikë.
Sulmin e dënuan ashpër liderët kryesorë botërore si presidenti amerikan trump, ai frances Macron apo kryeministrja britanike May. Ky është sulmi më i rëndë në Gadishullin e Sinait që prej vitit 2013, kur masakrat ndaj islamistëve u ndaluan.
Tv Klan