Arrestohen grabitësit e çiftit të të moshuarve


Arrestohen grabitësit e çiftit të të moshuarve

15:42 25/11/2017

Dy persona të dyshuar si autorë të grabitjes dhe rrahjes barbare të çiftit të pleqve në fshatin Shkallnur të Durrësit, u arrestuan nga policia këtë mëngjes.

Burimet e policisë thanë se autorët janë dy persona banorë të qytetit të Durrësit të cilët kanë pasur të dhëna të plota mbi familjen Elezi në Shkallnur. Policia muk bëri të ditur emrat e të dyshuarve, por tha se nga hetimi i kryer është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtyre dy personave.

Po ashtu policia se ka siguruar prova shkencore për këtë fakt. Arrestimi mësohet se është kryer gjatë natës duke u gdhirë dita e shtunë, kur policia ka marrë në banesat e tyre dy të dyshuarit. Të dy ata sulmuan të hënën në mëngjes me 20 Nëntor shtëpinë e dy të moshuarve Maliq e Shahe Elezi. Ata jetonin të vetëm pasi dy djemtë ishin emigrantë në Itali, ndërsa vajza me bashkëshortin në Greqi.

Shahe Elezi rrëfeu për TV Klan edhe momentet dhunës së dy grabitësve ndaj tyre. Autorët mundën të merrnin nga banesa e dy të moshuarve 100 mijë lekë të reja. I moshuari Maliq Elezi, vijon të qëndrojë në gjendje të rëndë në Spitalin E Traumës, për shkak të goditjeve që ka marrë me levë në kokë.

Tv Klan






Të ngjashme