Kukësi fiton në Laç
Kukësi fitoi 1 – 0 takimin në fushën e Laçit ku pati edhe incidente. Gjatë sfidës tifozët vendas hodhën sende në fushë duke goditur lojtarët kundërshtarë, ndërsa në fund nuk kursyen edhe përkrahësit kuksianë.
Në faqen zyrtare në facebook të Kukësit u publikuan foto të një tifozi që po merrte ndihmë mjekësore. Ndeshja u vendos nga goli i Shametit në minutat e para. Kurbinasit patën mundësinë më të mirë për të shënuar në fundin e pjesës së parë, por Eskerda goditi keq penalltinë. Kukësi me këtë fitore që arrihet pas 4 javësh ngjitet në vendin e dytë. 0 – 0 u mbyll takimi Flamurtari – Teuta. Vlonjatët pretenduan për një gol në minutat e fundit, pas një topi të larguar nga mbrojtësit, por nuk ishte i të njëjtit mendim gjyqtari Enea Jorgji. Kjo përballje u zhvillua pa tifozë për shkak dënimit të disiplinës. Problem kësaj here energjia elektrike, që shtyu për disa minuta fillimin e takimit. Të dielën dhe të hënën do të luhen ndeshjet e tjera të javës së 12 të Superligës. Tv Klan