Princi Harry shpall martesen me aktoren
Pallati mbretëror britanik përgatitet për një tjetër kurorë martesore, atë mes princit Harry dhe të fejuarës së tij, aktores amerikane Meghan Markle. Dasma mes pretendentit të pestë për fronin e Mbretit dhe aktores amerikane pritet të zhvillohet pranverën e vitit të ardhshëm.
Tejet elegant, çifti u paraqit përpara gazetarëve për të njoftuar fejesën e tyre. Pa dhënë detaje, Princ Harry rrëfeu se i kishte bërë një propozim romantik partneres së tij. I pyetur se në cilin moment ai kishte kuptuar se Meghan është e duhura, Harry u përgjigj; që në çastin e parë që e pashë.
Pallati mbretëror njoftoi se partnerja e princit është takuar edhe me Mbretëreshën Elizabeta, e cila ka dhënë bekimin për lidhjen e kurorës.
Pas lajmit për martesën e Princit , reaguan edhe figurat më të njohura të politikës britanike, si kryeministrja May, ish-kryeministri Cameron dhe lideri i UKIP Nigel Farage. Princ Harry dhe Meghan Markle janë njohur në vitin 2016 në Toronto.
Tv Klan