Arrestohen sërish Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi


Arrestohen sërish Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi

19:50 27/11/2017

Pak momente më parë janë arrestuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar për

Klan Kosovën

zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Ju konfirmoj se janë arrestuar Kurti dhe Kadaj-Bujupi

”, ka thënë shkurt Ahmeti.

Pak ditë më parë edhe Kurti edhe Kadaj Bujupi ishin arrestuar të hyrja e Kuvendit, por që më pas ishin liruar në arrest shtëpiak.

E riarrestimi i tyre tash mund të ketë lidhje me praninë e tyre në festën e Lëvizjes Vetëvendosje, për fitoret në Prishtinë dhe Prizren./

klankosova






Të ngjashme