Askush nuk do të donte të ishte në vendin e saj…


Askush nuk do të donte të ishte në vendin e saj…

20:42 27/11/2017

Një vajze kineze i ka ngecur këmba e tëra në një kapak pusete, pasi po ecte ndërkohë që dërgonte mesazhe në telefon.

Vajza, e cila mendohet të jetë rreth të 20-tave, i ngeci këmba në një hendek midis dy shufrave metalike në një qytet në Kinë të premten e kaluar.

Dy kalimtarë ia dolën ta lirojnë, pasi përdorën mjete rrethanore të huazuara nga dyqanet aty pranë.  

Videoja e ngarkuar në Youku tregon dy kalimtarë, duke përdorur një shufër për të zgjeruar hendekun pasi një kalimtare femër u përpoq ta tërhiqte vajzën jashtë.

Sipas

DailyMail

, gruaja 20-vjeçare po përdorte telefonin e saj celular duke ecur në këmbë në rrugë.

Ajo nuk e kishte parë hendekun dhe gabimisht hyri në boshllëkun e kapakut të pusetës ku i ngeci këmba e djathtë.

E reja u lirua pas pak përpjekjesh dhe për fat të mirë nuk mori asnjë plagë./tvklan.al

 





Të ngjashme