Digjet fuoristrada në Vlorë në pronësi të 20-vjeçarit
Një fuoristradë tip “Jeep” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Lirim” të qytetit të Vlorës.
Policia thotë se automjeti është në pronësi të një 20-vjeçari me iniciale E.S., ndërsa mjeti mori flakë aksidentalisht dhe është dëmtuar në pjesën e përparme tek motori.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al