28 Nëntori/ Meta: Sot është data më ndritur për të gjithë kombin tonë


28 Nëntori/ Meta: Sot është data më ndritur për të gjithë kombin tonë

13:17 28/11/2017

Presidenti Ilir Meta uroi nga qyteti i Vlorës të gjithë të shqiptarët për festën e 28 Nëntorit. Kreu i shtetit tha se kjo ditë është më e ndritura në të gjithë historinë e kombit shqiptar.

“Sot kjo është data më e ndritur në historinë e kombin tonë sepse është  data që bashkon dy ngjarjet më të mëdha të vendit me të njëjtin dimension dhe rëndësi historike. Jo rastësisht burri i mençur Ismail Qemali dhe të gjithë patriotët shqiptarë vendosën të shpallnin pavarësinë në 28 Nëntori të vitit 1912”.

/tvklan.al






Të ngjashme