De Biasi flet për shkarkimin nga Alaves
Aventura e Gianni De Biasi tek Alaves zgjati vetëm 2 muaj. Drejtuesit e skuadrës spanjolle i quajtën të pamjaftueshëm rezultatet e De Biasi duke e larguar atë. Megjithatë ish-trajneri i Kombëtares thotë për TV Klan se bëri më të mirën dhe nuk e di se çduhet të bënte më shumë në aq pak kohë.
Gianni De Biasi :
“Nuk e di se çfarë kërkonin më shumë. Jam i bindur se kam bërë një punë të mirë. Gjeta një skuadër që pas gjashtë ndeshjesh ishte pa pikë, kishte bërë 1 gol dhe kishte pësuar dhjetë. Me mua pas 7 ndeshjesh shënoi 7. Fituam një ndeshje kupe në transfertë. Besoj se përmirësuam shumë gjëra. Skuadra kishte probleme. Unë kur erdha këtu e mora parasysh riskun dhe pranova, sepse doja të futesha edhe një herë në ligën spanjolle”
.
Menjëherë mediat nisën të afronin Gianni De Biasi me përfaqësuesen e Australisë që është pa trajner, por ai mohon të ketë patur ndonjë kontakt.
Gianni De Biasi:
“Për momentin nuk kam asnjë kontakt. Jam ende nën kontratë me Alaves, vetëm nëse do të kem një propozim që do të më kënaqë, do të përpiqem të zgjidh kontratën këtu dhe të shkoj diku tjetër”.
Gianni De Biasi ka një përvojë 25-vjeçare si trajner dhe padyshim suksesi më i madh ishte pjesëmarrja me Shqipërinë në finalet e Euro 2016.
Tv Klan