Mali i Kreshtës përfshihet nga flakët


Mali i Kreshtës përfshihet nga flakët

19:42 28/11/2017

Një zjarr ka përfshirë Malin e Kreshtës në njesinë administrative Ungrej në Lezhë. Banorët e zonës tregojnë se që prej pasdites së sotme flakët janë përhapur në një sipërfaqe prej disa hektarësh.

Mësohet se deri më tani askush nuk ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Megjithatë, për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja nga toka është e pamundur.

Zjarret që bien në këtë zonë, të cilat kanë qenë të shpeshta, kanë dëmtuar rëndë kurorën e gjelbërt./abcnews.al

 






Të ngjashme