Balla: Amendamentet e PD për buxhetin, lojë qesharake
Lidhur me amendamentet e Partisë Demokratike ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, që cilëson si një lojë qesharake këto propozime për buxhetin 2018.
Sipas Ballës, Basha, kur buxheti mbërriti në Kuvend deklaroi se demokratët nuk do të marrin pjesë dhe u larguan nga mbledhja, ndërsa kur ai u shqyrtua në komision, apo u votua në parim, kryedemokrati tha se buxheti i shqiptarëve është buxheti i mafias së drogës.
Por kur ka përfunduar i gjithë procesi i shqyrtimit dhe amendamenteve në Komisionin e Ekonomisë, Lulzim Basha kujtohet të bëj amendamente, ose më saktë, thotë ai,
“dikush ia kujtoi, sepse dihet botërisht që Lulzimi zgjohet vetem para kamerave”.
Tv Klan