Apple heq video-lojërat me presidentin e Filipineve
Video-lojërat që e vënë lojtarin në këpucët e presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, derisa ai vret kriminelë, janë hequr nga aplikacionet e kompanisë Apple.
Një grup që mbështet përdoruesit e drogave ka thënë se ka bërë fushatë për heqjen e tyre.
Rrjeti Aziatik i Njerëzve që Përdorin Droga ka thënë se i ka shkruar letër të hapur shefit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, për heqjen e lojërave, të cilat, sipas grupit, “nxisin vrasje dhe dhunë”.
“
Nuk kemi marrë përgjigje direkte nga Cook apo Apple, por shumica e aplikacioneve nuk janë më”
, ka thënë ky grup përmes një deklarate.
Policia në Filipine ka vrarë mijëra njerëz të lidhur me drogën.
Presidenti Duterte, i cili ka marrë detyrën në Maj të vitit të kaluar, ka miratuar vrasjen e trafikantëve, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me drogë.
Lojërat që janë hequr nga Apple përfshijnë: “Duterte di Kung Fu” dhe “Të luftosh krimin 2”./REL