Aksidentohet për vdekje 34- vjeçari


Aksidentohet për vdekje 34- vjeçari

08:17 30/11/2017

Një 34-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së enjtes pasi është aksidentuar në “Vaqarr” rreth orës 07:20.

Policia e Tiranës thotë se viktima me iniciale O.M. po udhëtonte me motor kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga Brikel Zhuri.

34-vjeçari u transportua me urgjencë për në spital, por ndërroi jetë gjatë rrugës.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisarat për t’u pyetur në lidhje me shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al






Të ngjashme