Apeli: 35 vite burg për Ferdinand Rukajn
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikonfirmuar dënimin me 35 vite burg Ferdinad Rukaj i cili vrau në Fier gruan e tij Liljana Rukaj duke e hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.
Ngjarja ndodhi në 3 Dhjetor të vitit 2016 pas një debati mes çiftit. Sipas prokurorisë Rukaj fillimisht e dhunoi bashkëshorten e tij duke e lënë pa ndjenja. Pas disa minutash ajo është përmendur dhe 44-vjeçari e dhunoi përsëri duke e hedhur nga dritarja e tualetit.
Tv Klan