
Video/ Shkatërrohet aksi rrugor Fushë Krujë – Milot nga vërshimet e ujit
Prej disa orësh kalimi në autostradën Fushë Krujë – Milot është bërë e paqarkullueshme.
Në vendin e quajtur Derven, rruga ka pësuar dëme dhe makinat janë bllokuar. Disa prej tyre devijuan nga rruga e vjetër, por edhe andej me probleme.
Vargu i makinave është i gjatë, ndërsa aty ka shkuar policia për zhbllokimin e situatës.
/abcnews.al