Durrës/Përmbyten banesa dhe biznese, uji ka hyrë në katet e para


Durrës/Përmbyten banesa dhe biznese, uji ka hyrë në katet e para

10:21 01/12/2017

Pesë familje në Durrës janë evakuar për shkak të përmbytjeve, ndërsa në 50 banesa e biznese uji ka depërtuar deri në katet e para. Gjendja më problematike në Durrës paraqitet në zonën e ish-kënetës, por edhe në plazh.

Disa lagje dhe blloqe pallatesh janë rrethuar nga uji. Në qytet nuk janë shfaqur probleme. Në port puna vijon të mbetet e pezulluar, por në det është lejuar vetëm lundrimi i trageteve. Ndërkaq si pasojë e motit të keq, stacioni i pompave në Fushë-Krujë është jashtë pune, për shkak të përmbytjes. Për këtë arsye do të ketë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat Shijak, Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj./abcnews.al

 






Të ngjashme