Haradinaj, jo më në kërkim nga Interpol


Haradinaj, jo më në kërkim nga Interpol

23:15 01/12/2017

Ramush Haradinaj nuk është më në kërkim nga Interpol. Ministria e Drejtësisë në Kosovë konfirmoi për mediat, se emri i Kryeministrit është fshirë nga lista e personave të kërkuar për arrestim.

Kërkesa për pastrimin e figurës së kreut të qeverisë dhe disa personave të tjerë, ishte bërë 1 vit më parë nga policia e Kosovës. Ndaj Ramush Haradinajt ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga ana e Serbisë, për krime lufte.

Tv Klan






Të ngjashme