Video/ Dëbora bllokon Dukagjinin
Pas reshjeve të shiut, një pjesë e veriut po përballet me pasojat e dëborës.
Rreth 300 familje janë izoluar në Dukagjin, pasi të dyja rrugët që lidhin Shkodrën me këtë zonë janë bllokuar nga dëbora që arrin në 60 centimetër. Banorët prej 5 ditësh janë pa energji elektrike.
Edhe Kukësi këtë të dielë është gdhirë i mbuluar nga bora.
Në qytet trashësia arriti deri në 5 cm, ndërsa në zonat malore 30 cm.
Të gjitha akset janë të kalueshëm dhe reshjet nuk sollën probleme në qarkullimin e automjeteve. Gjashtë borëpastruese u angazhuan për të pastruar Rrugën e Kombit dhe për të hedhur kripë.
Problem është mungesa e energjisë elektrike prej tre ditesh për 22 fshatra të Topojanit, Shishtavecit dhe Malziut, teksa edhe temperaturat jane ulur ndjeshëm.
Tv Klan