Video/ Vjosa shemb urën në Darzezë
Në Darzezë të Fierit, ura që lidh dy pjesë të fshatit me rrugën kryesore është shembur, për shkak të fuqisë së prurjeve të lumit Vjosë.
Rreth 200 familje rezultojnë të izoluara. Forcat e Armatosura dhe Policia mësohet se janë në gatishmëri duke monitoruar situatën, ndërsa ushtria ka bllokuar hyrjen në urë, për të mos lejuar kalimin e mjeteve, që do të paraqiste rrezik shumë të lartë. Ndërkohë, batalioni i Xhenios i Forcave të Armatosura, ka nisur punën për ndërtimin e një ure provizore. Ura e shembur në Darëzezë do të riparohet vetëm pasi të tërhiqet Vjosa.
Kjo e fundit ka ulur forcën e vërshimit që prej mesnatës së të shtunës. Në Ferras, Kashisht dhe Frakull uji është tërhequr dhe banorët e evakuuar po rikthehen në banesat e tyre. Në anën tjetër të fshatit, 4000 ha tokë dhe dhjetëra banesa në Hoxharë janë nën ujë./
abcnews.al