18:50 13/01/2014Banorët e lagjes «Pavarësia» të Vlorës janë terrorizuar mbrëmjen e djeshme nga disa breshëri armësh. Të shtënat kanë zgjatur disa minuta duke rrezikuar jetën e shumë kalimtarëve e banorëve të kësaj zone. Burime në vendngjarje thanë se dy persona hapën zjarr drejt njëri-tjetrit në një orë kur zona ka qenë mjaft e populluar. Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima apo të plagosur. Në vendin e ngjarjes kane mbërritur forcat e policisë lokale që kanë rrethuar zonën por pa mundur të kapin autorët. Kjo është ngjarja e dytë brenda 48 orëve që shënon përplasje të armatosur në qendër të qytetit bregdetar.