Video/ Me varkë për të mbushur ujë…
Reshjet e dendura të shiut, në pak orë përmbytën shumë zona të vendit, duke shkaktuar një situatë kaotike.
Gjatë operacioneve të shpëtimit, autoritetet, të gjendur në vështirësi për shkak të rrugëve që u shndërruar në lumenj, përdorën mjete të ndryshme për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, siç ishin edhe gomonet.
Ndonëse sot gjendja paraqitet e përmirësuar, shumë zona mbeten ende nën ujë. Për këtë arsye banorët detyrohen që të përdorin mënyra e mjete të ndryshme për të mbaruar punët e tyre të përditshme.
I tillë është edhe rasti i banorëve në Darzezë të Fierit.
Ndonëse niveli i Vjosës është ulur ndjeshëm, për t’u furnizuar me ujë të pijshëm atyre u duhet të kalojnë me varkë nga njëra anë e fshatit në tjetrën. Por jo vetëm. Varka duket e vetmja zgjidhje për të kryer çdo nevojë që këta banorë kanë, deri në ngritjen e një ure provizore.
Në gjithë rajonin e Fierit janë përmbytur 5 mijë ha tokë dhe fshatrat Frakull, Povelce, Ferras dhe Darzezë janë ende me ujë.
/tvklan.al