Mjekët shpallin gabimisht të vdekur foshnjen
Dy doktorë u përjashtuan nga puna, pasi kishin shpallur gabimisht të vdekur një fëmijë të porsalindur.
Prindërit, nga Dehli i Indisë zbuluan se foshnja ishte gjallë gjatë kohës që po shkonin në varrimin e tij.
Incidenti nxiti zemërim dhe debat mbi cilësinë e kujdesit shëndetësor privat, i cili shpesh është i kushtueshëm.
Ndërsa zyrtarë nga spitali thanë në një deklaratë se ky veprim strikt është marrë në bazë të diskutimeve me ekspertë.
“Ndërsa hetimi nga grupi i ekspertëve që përfshin ekspertë të jashtëm nga Shoqata Mjekësore Indiane është ende në proces, ne kemi vendosur të ndërpresim shërbimet e dy mjekëve të trajtuar
”, thuhej në një deklaratë.
/tvklan.al