Rivaliteti në krye të Serie A


Rivaliteti në krye të Serie A

21:50 04/12/2017

Më fitoren e zhurmshme 5-0 ndaj Chievo, Inter rikthehet në krye të renditjes. Një arritje surprizë kjo e zikaltërve po të mendosh se e njëjta skuadër sezonin e shkuar ishte në rënie të lirë.

Axhustimet që Spalletti bëri në ekip dhanë rezultatin e tyre 15 javë nga nisja e kampionatit. Nuk është një mrekulli, trajneri ka vënë rregull dhe po ndërton një ide loje.  Inter shkon kështu kryelartë drejt derbit të Italisë që do të luajë me Juventusin vetëm pas 5 ditësh, që mund të jetë edhe ndeshje vendimtare për milanezët.

Por kampionati i sivjetshëm i Serie A, nuk ka vetëm një protagonist. Në garë në një rivalitet mjaft të ngushte janë Napoli, Juve dhe Roma, e cila ka një ndeshje të prapambetur që nëse do ta fitonte do të barazohej me Juventusin.

Kjo e fundit siguroi një 3-pikësh tejet të rëndësishëm në fushën e Napolit që deri në atë moment ishte kryesues. Kjo e bën Juven të mbetet favorite për titullin kampion. Një skuadër që di të marrë maksimumin në momente kritike.

Një i tillë do të jetë edhe të shtunën e ardhshme përballë Interit. Aty do të kuptohet më së miri se kush ka më shumë ambicie për titull. 4 skuadrat në vendet e para të renditjes janë me laps në dorë duke bërë llogaritë e sezonit. Por ajo çka nuk mund të parashikohet është se nga do të anojë fati këtë vit.

/Tv Klan






Të ngjashme