Chapecoense, “rikthimi” pas tragjedisë
Chapecoense po rikthehet si protagoniste në futbollin brazilian dhe atë amerikanojugor. Skuadra që vetëm 1 vit më parë u dërrmua nga aksidenti ajror ku vdiqën thuajse të gjithë futbollistët siguroi një vend në kualifikueset e Kupës Libertadores.
Fitorja 2 – 1 me Coritiba në kampionat e renditi në vendin e tetë. Goli i Tulio De Melo në kohën shtesë vendosi fitoren e Chapecoense. Një festë për tifozët e saj që i gëzohen një arritje të madhe pas tragjedisë që tronditi botën 28 nëntorin e 2016.
Avioni që mbante ekipin e Chapecoense po udhëtonte drejt Kolumbisë për të zhvilluar finalen e parë të Kupës Libertadores me Atletico Nacional kur ndodhi fatkeqësia. 71 persona nga 77 që ishin në bord vdiqën. Zhvillimi i ndeshjes u anulua dhe disa ditë më vonë trofeu iu dha Chapecoense në shenjë solidariteti.
/Tv Klan