“Brexit”, Bruskeli dhe Londra ende pa marrëveshje
E hëna ishte një ditë e rëndësishme për Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, për të çuar përpara bisedimet për Brexit-in. Por këto bisedime dështuan pasi palët, siç pranuan presidenti Juncker dhe kryeministrja May, janë ende larg sa i përket disa çështjeve kyçe.
Jean-Claude Juncker :
Pavarësisht përpjekjeve tona dhe progresit domethënës, nuk është e mundur arritja e një marrëveshjeje të plotë sot. Jemi të gatshëm të rinisim bisedimet brenda kësaj jave.
Theresa May :
Po negociojmë fort dhe është bërë shumë progres dhe në shumë çështje ka mirëkuptim. Në disa çështje kemi ende diferenca, për të cilat nevojiten bisedime të tjera. Por unë jam besim plotë se do të mbyllen pozitivisht.
Pengesa më e madhe mes Brukselit dhe Londrës mbetet çështja e kufirit mes Irlandës së Veriut, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës së Irlandës, vend anëtar i Bashkimit Europian. Marrëveshjet tregtare dhe kufiri i hapur midis dy Irlandave kërkojnë sërish bisedime mes palëve.
Po ashtu, BE pretendon faturën e kripur të divorcit nga Londra, prej 60 milionë eurosh, një shumë që për kryeministren May konsiderohet e tepërt.
Tv Klan