Qerimaj: Unë isha jashtë pritshmërie
Erkand Qerimaj thotë nuk arriti rezultatin që pritej në botëror. Peshëngritësi shqiptar, i cili e mbylli në vendin e gjashtë në dygarësh tha se kishte patur probleme muskulore dhe zgjidhja ishte ndihma nga fizioterapistë amerikanë, pasi skuadra shqiptare nuk e ka në staf. Por kjo pati edhe aspektin negativ gjatë garës.
Erkand Qerimaj:
“Sikur të kishim patur një fizioterapist tonin dhe do të ishin bërë më përpara. Unë në garë isha jashtë pritshmërisë. Në krahasim me stërvitjen isha ndryshe se unë jap më shumë në garë”.
Erkand Qerimaj së bashku me trajnerin e tij kërkuan më shumë vëmendje që përgatitjet që zgjasin më shumë për të dhënë rezultat.
Erkand Qerimaj: “
Duhet pak më shumë vëmendje dhe kujdes për të arritur rezultate”.
Zef Kovaçi:
“3 javët e fundit kemi qenë mirë, por kjo nuk mjafton pasi konkurron me majën”.
Gara e radhës do të jetë Europiani që do të mbahet në Tiranë pas disa muajsh ku pretendohen medalje.
Tv Klan