Skënderbeu për rezultat pozitiv me Young Boys


Skënderbeu për rezultat pozitiv me Young Boys

17:35 05/12/2017

Skënderbeu do të mbyllë sezonin Europian me ndeshjen në fushën e Young Boys të enjten në Bernë. Skuadra shqiptare po paraqitet më mirë se 2 vite më parë në grupet e Europa League, pasi ka marrë 5 pikë deri më tani. Me zviceranët barazoi në përballjen e luajtur në Elbasan dhe në ndeshjen e kthimit kërkon një tjetër rezultat të vlefshëm.

Bajram Jashanica (Futbollist i Skënderbeut): “Është diçka e mirë për ne dhe të ardhurat e klubit. Young Boys është një ekip i fortë, pasi kryeson edhe në kampionat, por ne duam të arrijmë rezultat pozitiv edhe në Zvicër.”

Skënderbeut do t’i mungojë Ali Sowe, shënuesi i golit në sfidën e parë dhe Bruno Dita. Ilir Daja në këtë takim ka grumbulluar edhe një futbollist të listës B, 17-vjeçarin Jorgo Pëllumbi.

Jorgo Pëllumbi (Futbollist i Skënderbeut): “Jam shumë i lumtur, kujtova sikur isha në ëndërr dhe mezi më zuri gjumi. Jam gati ta ndihmoj ekipin nëse do të më jepet mundësia.”

Një barazim ose fitore në takimin me Young Boys do të mbante Skënderbeun në vendin e tretë, ndërsa Dinamo Kiev dhe Partizan Beograd e kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër.

Tv Klan






Të ngjashme