Plan veprimi për qytetin e gjelbër
Gjatë prezantimit të planit të veprimit për qytetin e gjelbër, pjesë e të cilit është edhe Tirana, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi domosdoshmërinë e tij, gjë e cila u vu re edhe nga përmbytjet e ditëve te fundit.
“
Ky është një shpagim, një hakmarrje e natyrës për një shpërdorim kolektiv që ne i kemi bërë natyrës këto 27 vite. Këtu nuk është momenti për të vënë gishtin kush ka faj më shumë por besoj si komb kemi përveshur mëngët dhe i jemi hakërryer natyrës dhe vetëm sot po kuptojmë se si natyra po na kthen hakun.”
Ndryshimi i stilit te jetesës dhe transformimi i flotës së mjeteve të transportit u renditen nga kryebashkiaku si prioritet.
“Këtu besoj që kemi nevojë për disa investime që të inkurajojnë një stil të ri jetese, … dhe besoj nuk jemi këtu për të avokuar ndalimin e makinës. Një nga gjërat që ne do të bëjmë, është krijimi i një infrastrukture bazike biçikletash, për ti paraprirë ardhjes së 4 mijë biçikletave”, ,,, “Nëse shikoi se kompanitë e autobusëve nuk na sjellin planet për 2018 sesi do të fillojnë konvertimin e flotës, do të thotë që do të krijojmë një kompani publike dhe jam duke ecur paralelisht me atë plan.”
Plani i Veprimit për Qytetin e Gjelbër sipas kryebashkiakut do të krijojë qasje më të strukturuar ndaj problemeve kryesore mjedisore.
Tv Klan