Video/ Trazira të dhunshme në Athinë
Kryeqyteti i Greqisë është përfshirë nga trazira të dhunshme mbrëmjen e sotme në përvjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos nëntë vite më parë në Athinë.
Anarkistët i kanë vënë flakën objekteve të ndryshme në zonën e Eksarxia. Protestuesit sulmuan me bomba molotov policët dhe gazetarët.
Video e medias greke “I Efimerida” tregon momente të përleshjeve të dhunshme mes anarkistëve dhe forcave të policisë. Ata qëllojnë me gurë, fishekzjarre dhe mjete të tjera.
Incidente të tjera të dhunshme u shënuan edhe në qytete të tjera të Greqisë, si në Selanik e në Kretë.
/tvklan.al