Sherr me thika pranë një lokali
Tre persona janë përfshirë në një konflikt, në lagjen Pavarësia të Vlorës.
Ata ndodheshin në afërsi të një lokali kur u përplasën për motive të dobëta, fillimisht me fjalë dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë një person, të cilin policia e identifikon vetëm me iniciale I.I. Gjithashtu, plagë të lehta ka marrë edhe një tjetër me iniciale K.I, si dhe 25 – vjeçari Antonio Veizaj.
Ky i fundit është vënë në pranga, si autori i plagosjeve./tvklan.al