Fergie: Kam përdorur drogë që kur isha 18 vjeçe
Fergie zbulon se ka qenë e varur nga drogat sintetike. Këngëtarja e njohur tregon se këto lloj lëndësh narkotike që ajo pinte i shkaktonin halucinacione çdo ditë.
Varësia ndaj metamfetaminës i ka shkaktuar asaj sëmundjen e demencës për vite me radhë.
Fergie, emri i vërtetë i së cilës është Stacy Ferguson, kishte filluar të përdorte drogë kur ishte 18 vjeç. Tani në moshën 42- vjeçare tregon për atë periudhë të errët të jetës së saj.
Droga nuk është më pjesë e jetës së saj. Këngëtarja thotë se ka gjetur forcën dhe besimin për të ecur përpara.
Fergie ka promovuar pak kohë më parë albumin e saj të ri. Ndarja nga bashkëshorti ka lënë pak në hije projektet e reja muzikore.
Burimi: Klan Plus