Thaçi në Francë, pjesëmarrës në Konferencën e Parisit


Thaçi në Francë, pjesëmarrës në Konferencën e Parisit

12:55 08/12/2017

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bullgari, ka udhëtuar sot për në Francë.

 Në Francë, i pari i vendit do të jetë folës në Konferencën e Parë të Parisit, e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës.

 Në këtë konferencë, presidenti Thaçi bashkë me pjesëmarrës të tjerë do të flasin për të ardhmen e Bashkimit Evropian.

 Thaçi do të flasë për zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës nëpërmjet perspektivës evropiane, si dhe për tema të tjera me interes për shtetin tonë.

 Presidenti Thaçi në Paris pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme, pjesëmarrëse në këtë konferencë./KlanKosova






Të ngjashme