“E çmendur”, kënga më e mirë për 2017-ën
Pikët e 47 këngëtarëve me të drejtë vote i dhanë “E çmendur” të Anxhela Peristerit çmimin “Kënga më e mirë” për 2017.
Për të parën herë konkurruese në “Kënga Magjike” Elhaida Dani dhe Fifi u listuan e dyta dhe e treta. Finalja e madhe e ndarjes së çmimeve për të 20 finalistët i besoi trofeun e Televizionit Klan “Jetën ma fal” sjellë nga Xhesika Polo. Produksioni i festivalit iu besua tekstit të Adrian Hilës dhe Rovena Dilos, me kompozim të Adrian Hilës, kënduar me profesionalizëm nga i riu Klint Çollaku. “Kënga Magjike 2017” do të cilësohet si edicioni i konkurrimit për baladën më të mirë.Anna Gjebrea: “Unë mjafton që jam me babin dhe kam bërë të gjithë gjërat e botës.”
Tanimë që dritat e festivalit u fikën, këngëtarët u vlerësuan për krijimet e tyre artistike, mjeshtri i spektakleve më të rëndësishme të Italisë dhe përtej saj, skenografi prej 9 vitesh i “Kënga Magjike”, Gaetano Castelli, gjithnjë surprizohet nga produkti përfundimtar. Besarti, Erioni, Arjola dhe Nevina nuk i përballuan deri në fund emocionet. Ishin të parët që iu rikthyen përditshmërisë sapo titrat u shfaqën në ekran pas një transmetimi të gjatë të drejtpërdrejt në Televizionin Klan. 2018 është një jubile për “Kënga Magjike”. Ideimi i 20 viteve festival është një angazhim i cili për produksionin ka nisur.