Saimiri i shpreh publikisht dashurinë gazetares


Saimiri i shpreh publikisht dashurinë gazetares

14:32 11/12/2017

Saimiri nga Elbasani i ka shprehur dashurinë gazetares së Korçës në “Aldo Morning Show”. Ai i kërkoi Enxhit të flisnin privatisht me njëri-tjetrin, ndërkohë që gazetarja ia preu shkurt duke i thënë se nuk kanë për çfarë të flasin pasi ajo është e fejuar.

Saimiri këmbënguli të fliste me të dhe nuk besonte kurrsesi që ajo është me dikë tjetër.

Saimiri: Të pëlqen poezia ime?

Enxhi: Më pëlqen, por unë jam e fejuar.

Saimiri: Nuk ka rëndësi, të flasim në mënyrë private. Dashuria nuk ka kufij, është një ndjenjë e paparë.

Enxhi: Jo çdo gjë që shikohet në ekran preket dhe shijohet.

Saimiri: Më ke këtu dhe nuk largohem, dua të bisedojmë për një dashuri të vërtetë. Unë nuk e besoj që ajo ka burrë. Mua mendja dhe zemra më rreh tek ty. O syri bukur, kam shumë gjëra që nuk i harroj, më fluturon mendja tek ty.

/tvklan.al






Të ngjashme