7 kandidatë për Prokurorin e Përkohshëm, Kuvendi mbyll zyrtarisht aplikimet
7 kandidatë kanë aplikuar zyrtarisht për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm. Afati i fundit për të pranuar dokumentacionin ishte ora 18:00 e kësaj të marte, kur Kuvendi mbylli zyrtarisht aplikimet. Televizioni Klan ka mësuar se prokuroret që kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar janë Ferdinand Elezi, Arta Marku, Arqile Koça, Granit Shahu, Besnik Muçi, Ermira Tafani dhe Artur Selmani.
Elezi është drejtues i Prokurorisë se Apelit në Durrës. Marku punon si prokurore pranë Prokurorisë se Shkodrës dhe ka drejtuar Task Forcën në këtë organ në 2016-ën. Arqile Koça aktualisht punon si prokuror ne Prokurorinë e Përgjithshme në drejtorin e kontrollit te hetimit. Granit Shahu është prokuror në Tiranë ndërsa Besnik Muçi, prokuror pranë Krimeve të Rënda. Kandidatja tjetër që synon postin e kryeprokurorit të përkohshëm, është prokurorja e Elbasanit, Ermira Tafani. Në garë do të jetë edhe Artur Selmani, prokuror para shumë vitesh në Prokurorinë e Përgjithshme.