Aksident i rëndë, treni përplaset me autobusin e shkollës
Autoritetet në Francë raportojnë për një aksident të rëndë hekurudhor, ku është përfshirë një autobus shkolle dhe një tren. Sipas
The Guardian,
katër persona dyshohet se kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Policia e Pyrenees-Orientales shkroi në Twitter se përplasja ndodhi të enjten pasdite në një kalim hekurudhor në një qytet të vogël, rreth nëntë milje në perëndim të Perpignanit, afër kufirit me Spanjën.
Shërbimet e emergjencës janë vendosur në vendin e aksidentit. Ministrja e Transportit të vendit, Elizabeth Borne, tha se do të udhëtonte menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar plotësisht”,
tha ajo në Twitter, duke e përshkruar përplasjen si një
“aksident të tmerrshëm
”./tvklan.al