Princi Harry dhe aktorja Meghan caktojnë datën e dasmën
Princi Harry dhe aktorja hollividuane Meghan Markle kanë caktuar datën e martesës. Dasma mbretërore do të mbahet më 19 Maj 2018, ka njoftuar zyrtarisht Pallati Mbretëror.
Vet çifti konfirmoi muajin e kaluar angazhimin e tyre, por nuk kishte caktuar ende një datë zyrtare.
Familja Mbretërore do të paguajë për shpenzimet e dasmës, duke përfshirë shërbimin, muzikën dhe pritjen.
/tvklan.al