Familjet e ushtarakëve ndihma për të përmbyturit


Familjet e ushtarakëve ndihma për të përmbyturit

12:30 17/12/2017

Jo vetëm efektivët e Forcave të Armatosura, por edhe familjet e tyre janë solidarizuar për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga përmbytjet që përfshinë vendin fillimin e dhjetorit. Ata kanë mbledhur ndihma në veshje, ushqime, detergjentë, si dhe vlerë monetare për më shumë se 200 familje.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka theksoi angazhimin e Forcave të Armatosura edhe në fazën e rehabilitimit dhe rimëkëmbjes së zonave të prekura.

“Nuk do të ndalemi me kaq. Do të jemi të gjithë të angazhuar, në fazën e post – menaxhimit të emergjencës, me vënien në funksion të të gjitha urave dhe infrastrukturës së dëmtuar gjatë përmbytjeve, për të garantuar lëvizshmërinë dhe jetën e përditshme të të gjithë atyre qytetarëve të prekur”, 

deklaroi ministrja e Mbrojtjes.

/abcnews.al






Të ngjashme