Emocionet e ish-artistëve të vegjël
70 vjetori i Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve u përjetua me emocion edhe në spektaklin “E diela shqiptare” ku ishin të ftuar emra të njohur të një plejade artistësh që hapat e para i nisën pikërisht në këtë qendër.
Emra të mëdhenj të artit shqiptar, dikur ishin aktorë të vegjël të skenës së pallatit të pionierëve kujtuan përmes këngëve dhe pamjeve filmike emocionet e atyre viteve.
Për Monika Lubonjën që sot drejton këtë qendër, mirënjohja ndaj brezave bart edhe misionin e vështirë për të përgatitur artistët e rinj.
Një përkushtim dhe punë e palodhur që sipas ministres Kumbaro ka dhënë frytet e para me Festivalin Folkolorik të Fëmijëve që u mbajt në Gjirokastër dhe që u vlerësua maksimalisht për atë çka solli.
Tv Klan