Xhafaj në Spitalin Ushtarak, viziton efektivin e plagosur në protestë


Xhafaj në Spitalin Ushtarak, viziton efektivin e plagosur në protestë

13:56 18/12/2017

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj vizitoi gjatë mesditës punonjësin e policisë, që u plagos gjatë protestës së sotme.

Ministri Xhafaj mësohet se u interesua për shëndetin e tij dhe i uroi shërim të shpejtë. Efektivi i “Shqiponjave” O.M. u plagos gjatë protestës së opozitës para parlamentit.

Mjekët në Spitalin Ushtarak konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore.

/tvklan.al






Të ngjashme