Video/ Pamje të rënda, makina përplas këmbësorin


Video/ Pamje të rënda, makina përplas këmbësorin

13:08 19/12/2017

Një burrë është në rrezik për jetën pasi një makinë e përplasi pranë mbikalimit të Shën Vlashit, në autostradën Tiranë-Durrës.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit automobilistik, por mësohet se policia shoqëroi drejtuesin e mjetit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I dëmtuari u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, por sipas informacionit të policisë, ai është në rrezik për jetën. ABC News sjell pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes. 

/abcnews.al






Të ngjashme