De Bruyne pranë rinovimit
Te Manchester City duan të mbajnë sa më gjatë lojtarët kryesorë.
Kevin De Bruyne është i pazëvendësueshëm për trajnerin Pep Guardiola dhe klubi nuk do të presë përfundimin e kontratës aktuale që përfundon në qershor të 2021, por do t’ia zgjasë deri në 2023.
Mediat angleze shkruajnë se pritet gati dyfishimi i pagës të De Bruyne që do të shkojë në 18 milionë euro në sezon. Kjo lëvizje do të ulte shpresat e skuadrave të mëdha për të marrë mesfushorin belg.
Të hënën gazetat angleze shkruajtën se në planet për rinovim është edhe trajneri Pep Guardiola.
Marrëveshja e mban të lidhur deri në qershor të 2019, por drejtuesit e Manchester City duan ta zgjasin akoma më shumë qëndrimin e tij me një pagë që do të shkojë në 23 milionë euro. Ata duan ta kthejnë në një Ferguson të City.
Tv Klan