Trump: Kemi rivale Rusinë dhe Kinën


Trump: Kemi rivale Rusinë dhe Kinën

16:59 19/12/2017

Presidenti amerikan, Donald Trump shpalosi strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare me të njëjtin parim si në fushatën presidenciale “Amerika e Para”. Duke folur nga Uashingtoni, Trump renditi Rusinë dhe Kinën si sfidë për SHBA, krahas terrorizmit.

“Ne përballemi gjithashtu edhe me fuqi rivale si Rusia dhe Kina, që përpiqen të sfidojnë influencën, vlerat dhe pasurinë amerikane”.

Por rivalëve, Trump u lë edhe hapësirë për bashkëpunim, si në rastin e ndihmës që CIA i dha Rusisë në parandalimin e një sulmi terrorist, javën e kaluar në Shën Petërburg. Trump tregoi edhe si do të veprojë për rrezikun që vjen nga Koreja e Veriut.

“Amerika dhe aleatët e saj do të marrin të gjitha hapat e nevojshme për të çarmatosur Korenë e Veriut nga armët bërthamore në mënyrë që ai regjim të mos përbëjë kërcënim për globin”.

Kureshtje ngjalli edhe ngritja me dy duar e gotës së ujit nga presidenti gjatë fjalimit. Në rrjetet sociale hidhen dyshime se Trump vuan nga demenca.

Tv Klan






Të ngjashme