Prindër pas 16 vitesh lidhje
Këngëtari i njohur Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova janë bërë prindër për herë të parë. Tenistja ka lindur dy binjakë, një vajzë dhe një djalë. Emrat e foshnjave janë Nicholas dhe Lucy.
Çifti ka më shumë se një dekadë e gjysmë që janë bashkë. Ata janë njohur që në vitin 2001 në xhirimet e klipit për këngën “Escape”.
Ata nuk kanë dashur që jeta e tyre të bëhej publike duke i qëndruar larg medias.
Klan Plus