Video/ Gazetarët e kronikës gatuajnë mes humorit dhe batutave
Ndryshe nga sa jemi mësuar t’i shikojmë në panele të ndryshme televizive, gazetarët e kronikës Jul Kasapi dhe Spartak Koka sprovuan veten në kuzhinë.
Përveç profesionit Kasapin dhe Kokën i bashkon edhe miqësia që kanë me njëri-tjetrin prej vitesh. Dhe këtë treguan edhe sot në “Kush vjen për drekë”, ku përmes batutave dhe humorit rrëfyen se si janë njohur me njëri-tjetrin.
“Ne kemi qenë në shkollë sëbashku, në “Ismail Qemali”. Juli ishte 1 vit më i madh, bënte si interesant, ngacmonte gocat. Pastaj vazhduam gazetarinë të dy
”, tha Koka.
Ndërkohë Kasapi me humor tha se Koka e ka vënë re pasi në klasën e tij kishte vetëm vajza.
“Spartaku ishte në një klasë që kishte vetëm femra dhe aty Spartaku më vuri re”,
tha Kasapi.
Drejtori i faqes zyrtare të Televizionit Klan,
www.tvklan.al,
po ashtu zbuloi se gjatë studimeve Kasapi u njoh me një vajzë, e cila është sot partnerja e tij.
“Gjatë studimeve Juli u njoh me një vajzë që sot e ka partnere, Nela
”.
Koka po ashtu gjatë një interviste të shkurtër nuk nguroi të flasë edhe për risitë e
tvklan.al,
prej 2 vitesh është nën drejtimin e tij.
“Për mua puna nis në 10 ose 10 e 30, ndërsa për stafin nis në orën 7 të mëngjesit me një skemë dhe angazhim të raportit të gazetarëve me njëri-tjetrin, veçanërisht për lajmet e mëngjesit. Këto dy vitet e fundit ne jemi të fokusuar tek lajmi i fundit, përveç lajmeve gjeneraliste. Klani është televizion gjeneralit, por ne jemi munduar t’i japim edhe një natyrë informative dhe besoj jemi konkurentë të mirë dhe cilësorë në raport me tregun e mediave të tjera online. Sot ne sjellim në tvklan.al lajmin e fundit, të konfirmuar me foto dhe video nga vendngjarja. Rrjeti i korrespondentëve të Tv Klan dhe ABC News në gjithë Shqipërinë na jep aksesueshmërinë për ta sjellë sa më shpejt lajmin për qytetarët nëpërmjet aplikacionit mobile. Më pas dita vazhdon me një angazhim edhe në Klan+, ku unë bëj rolin e gazetarit të kronikës, rol të cilin e kam bërë për 7 vite në News24″.
“Ne jemi munduar të punojmë në grup dhe jemi munduar ta nxjerrim tvklan.al nga natyra gjeneraliste dhe hedhim lajme minutë pas minute. Kështu kemi arritur të kemi një marketim më të mirë të lajmeve që gjenerohen nga emisionet që prodhohen në tvklan.al dhe të kemi marketim të punës që bëhet nga kolegët e emisioneve në raport me mediat e tjera”
, tha Koka.
/tvklan.al