
Firma e Edon Hasanit me Sepahanin
Edon Hasani nënshkroi pak ditë më parë një kontratë me Sepahanin në Iran. Kjo lëvizje nuk u pëlqye nga klubi i futbollit Vllaznia ku mesfushori kaloi këtë sezon. te shkodranët po kërkojnë të mbajnë Edon Hasanin. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë se çështja po ndiqet nga zyrtarë të klubit.
“Është çështje ligjore, Edon Hasani është nën kontratë me klubin Vllaznia dhe do të ndiqet nga klubi”.
Pritet të shikohet se si do të veprohet me Edon Hasanin, një lojtar kyç për Vllazninë deri më tani në kampionat. Në 14 ndeshje ai ka shënuar 2 gola. Skuadra shkodrane po kalon momente të vështira, pasi po lufton për mbijetesë.
Tv Klan